Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
referuan materialet në SPAK për shtetasit Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës.
Eshtë parë edhe nga pamjet që janë transmetuar live ku demokratë të ndryshëm kanë fyer, shtyrë dhe kanosur disa gazetarë që kanë qenë në raportim.


