Dedikimi i fundit për Matthew Perry nga miku i “Friends”: Hapi krahët dhe fluturo vëlla

schedule18:02 - 14 Nëntor, 2023

schedule 18:02 - 14 Nëntor, 2023

Pak ditë pas vdekjes së Matthew Perry, Matt LeBlanc ose siç njihej në “Friends”, “Joey Tribbiani” bëri një postim për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut dhe kolegut të tij të mirë edhe në rrjetet sociale. Aktori u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, ndërsa u gjet i pajetë në xhakuzin e tij. Shkaku i vdekjes së tij është ende nën hetim.

Në një postim të bërë nga Matt LeBlanc në llogarinë personale në Instagram, ai ka publikuar disa nga skenat e tyre në serialin “Friends”.

Ai ka shkruar mbi postimn e tij: “Matthew i them lamtumirë me zemër të rënduar. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër momentet e preferuara të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë. Kurrë! Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri.

Mendoj se po më mban 20 dollarët që më ke borxh”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matt LeBlanc (@mleblanc)