Dede: E njëjta kasetë te Skënderbeu, kurrë s’janë shkërmoqur kështu

schedule22:47 - 29 Qershor, 2020

schedule 22:47 - 29 Qershor, 2020

Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U21, është sërish pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Tekniku foli për ndeshjet të ndryshme të Superiores. Sigurisht Skënderbeu-Tirana ishte në fokus fillimisht.

“Skënderbeu shënoi golin dhe pati tre kundërsulme. Tirana pati dy raste me Ngoo dhe Bathën. Pjesën e dyte kishte diferenca të frikshme. Sikur vinte nga kampionat tjetër. Nuk e kisha parë kurrë Skënderbeun të shkërmoqej ashtu.

Mund të kenë si alibi ndeshjen me Bylisin, ose mungesat. Gjithmonë e njëjta kasetë, sa herë humbet kemi mungesa. Kanë lojtarë si Bregu, Dita, Jashanica e të tjerë dhe nuk mund të ketë diferenca aq të mëdha”, tha Dede mes të tjerash. /abcnews.al