Debate për zgjerimin: Gabim mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

schedule11:11 - 22 Tetor, 2019

schedule 11:11 - 22 Tetor, 2019

Parlamenti Europian ka nisur një seancë me debate mbi konkluzionet e samitit te Keshillit Europian 17-18 tetor. Bilanci i vendimmarrjeve të liderëve të BE është bërë nga Presidenti në largim i Këshillit Europian dhe presidenti në largim i Komisionit Europian.

Donald Tusk dhe Zhan Klod Junker janë ndalur tek vendimi i Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy e kanë konsideruar vendim të gabuar.

Presidenti në largim i Këshillit Europian e ka quajtur një gabim nga ana e udhëheqësve të BE dhe ka thënë se shpreson që liderët të marrin vendimin e duhur para samitit të Zagrebit në maj 2020.

Zhan Klod Junker e ka quajtur gabim historik shumë të madh, duke deklaruar se nuk është normale t’u bëhen premtime vendeve të rajonit e të mos mbahen.

I ashpër në reagimin e tij ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të partive të djathta Manfred Veber. Në fjalën e tij ai tha se BE ka përgjegjësi për rajonin e Ballkanit.

Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekjet e tyre, tha ai. Maqedonia e Veriut madje ndërroi edhe emrin, por Këshilli Europian nuk mori vendimin e duhur tha Veber duke përmendur presidentin Macron si frenues të hapjes së negociatave.

Ne po humbasim besueshmërinë tonë” tha Veber dhe duhet ta korrigjojmë këtë.

“Shumë gabim mos hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Natyrisht është një rrugë e gjatë me reforma, por vendimi do u jepte një dritë shprese të dy vendeve dhe do thotë stabilitet për rajonin edhe vetë BE-në“, tha Iratxe Garcia Perez, kryetare e grupit socialdemokrat. /abcnews.al