Debate për Lungomare 2, banorët përplasen me Bashkinë e Vlorës

schedule18:50 - 10 Janar, 2020

schedule 18:50 - 10 Janar, 2020

Prezantimi i projektit Lungomare 2, nga zona e tunelit ne Radhimë është shoqëruar me tensione mes banorëve,  bashkisë dhe përfaqësuesve të fondit shqiptar të zhvillimit.

Takimi nisi mes polemikave, pasi banorët e zonës janë njoftuar 15 minuta me vonesë për nisjen e prezantimit të projektit. Ata tregojnë se në kohën që në sallë prezantohej  projekti banorët prisnin poshtë ndërtesës. Kaq ka mjaftuar që banorët  të lënë mbledhjen.

Përfaqësuesi ligjor i banorëve të cilët preken nga projekti i Lungomares, ka thënë nuk mund të prezantohet një projekt për zhvillimit të zonës, ndërkohë që mungojnë banorët.

Avokat Cakrani shprehet se banorët kërkojnë është të jenë pjesë e dëgjesave publike.

Mbledhja për prezantimin e projektit për realizimin e fazës së dytë të Lungomares nga zona e tunelit deri në Rradhimë nuk arriti të përfundoj pasi banorët kundërshtuan zhvillimin e saj./abcnews.al