Debate për dozën përforcuese dhe vaksinimin e detyrueshëm në SHBA

schedule15:28 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:28 - 18 Tetor, 2021

Në fund të javës së kaluar, Johnson&Johnson kërkoi miratimin e një dozë përforcuese nga FDA. Këshilltarët shprehën shqetësimin se vaksina J&J, me kalimin e kohës humbet efektivitetin në krahasim me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

“Ata po krahasojnë të dhënat e reduktimit të imunizimit dhe përparësitë e dhënies së dozës përforcuese në grupmosha të ndryshme. Të dhënat që vijnë nga Izraeli pas vaksinimit të personave nga 40 deri 60 vjeç, tregojnë se ka vërtet përfitime nga marrja e dozës përforcuese”, tha Dr. Anthony Fauci.

Fauci shtoi se varësisht nga rrethanat, SHBA-ja pritet  të ndryshojë rekomandimet për vaksinën. Në disa zona të vendit, vaksinimi i detyrueshëm nga punëdhënësit publikë dhe privatë ka shkaktuar protesta. Guvernatori repulikan i Teksasit, Greg Abbot lëshoi një urdhër ekzekutiv që ndalon vaksinimin e detyrueshëm.

Guvernatori republikan i Arkansasit, Asa Hutchinson e ka kundërshtuar urdhrin për vaksinimin e detyrueshëm. Ndërkohë doza përforcuese nga J&J do të merret dy muaj pas dozës së parë./abcnews.al