Debate në kuvendin e Kosovës, deputetja publikon foto shokuese

schedule16:15 - 16 Maj, 2019

schedule 16:15 - 16 Maj, 2019

Deputetja Flora Brovina, posedon një dëshmi që do ta paraqesë për krimet serbe në Kosovë, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët, ndërsa prapa janë familjarët e saj. Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast , ndërsa i njeh ata që e kanë dhunuar.

Kjo dhunë seksuale është bërë në mënyrë masive. ju e dini shkollën e qerezit ku janë mbledhur gratë e janë dhunuar sistematikisht, mes tyre kemi dhe femra të mbytura në puse”, tha Flora Brovina deputete e Kosovës.

Kuvendi pritet të ka votojë formimin e një komisioni shtetëror që do të merret me mbledhjen e të dhënave dhe dokumentimin e krimeve që ka bërë Serbia gjatë luftës në Kosovë e të cilat pritet të adresohen në drejtësinë vendore e ndërkombëtare. Pritet edhe votimi për ndërtimi e Muzeut të Gjenocidit. Eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë që do të barten në Muzeun e Gjenocidit ruhen këtu.

Aktualisht janë 948 pako me sende dhe rroba të personave të vrarë. Këtë vend gjatë ditës e ka vizituar kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu .

Do të jetë e pafalshme nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk e përkrahë iniciativën për Tribunalin Ndërkombëtar. Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët. E kemi për obligim që këto rroba të fëmijëve të vrarë të mos i varrosim, deklaroi Veseli.

Këtu është rasti tjetër i një femre, ku janë gjurmët e prerjes me thikë të rrobave, tha Arsim Gerxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Gjithashtu te stacioni hekurudhor në Fushë Kosovë pritet të ndërtohet Memoriali i Dëbimit./ABC News Albania 24/7