Emisioni “Real Story” në ABC News, ndalet tek rasti i djeshëm, i cili alarmoi kryeqytetin. Një pallat u përfshi nga flakët, ku u shkrumbuan plotësisht 30 apartamente.
Ndërkaq spekulimet për shkakun e zjarrit dhe përhapjes së flakëve janë të shumta, policia thotë se vatra e zjarrit ka ardhur nga marketi poshtë, kurse të tjerë fajësojnë fasadën e ndërtesës për përhapjen e flakëve.
Analisti Arben Meçe sjell në studio materialin e fasadës dhe thotë se ai material është rezistent ndaj nxehtësisë, kurse inxhinieri i ndërtimit Erald Kërluku e kundërshton.
Arben Meçe: Me këtë material është veshur e gjithë ndërtesa.
Erald Kërluku: Nuk është e vërtetë, sepse ky është rasti i përsëritur. Kati përdhe nuk është djegur, sepse ka një material tjetër.
Arben Meçe: E gjithë fasada është e veshur me lesh guri, mbi këtë është një material që vesh leshin e gurit nga lagështira dhe është plastikë. Një barut që ta ndezës është kapsolla.
Erald Kërluku: Ai material është super i djegur. Po ta shikosh ajo është super e djegur.
Arben Meçe: Që kjo të fillojë të marrë flakë, duhet që burimi gjenerues të jetë temperaturë e lartë. Çka do të thotë se letrat nuk e bëjnë këtë punë. Personi që i ka vënë flakën ka përdorur një lëndë që krijon temperatura të larta. Këtë nuk e shkakton letra, por një kapsollë.


