Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ E shkrumbuar nga flakët, pamje nga brenda banesës ku humbi jetën 57 vjeçari në Tiranë

schedule10:38 - 25 Nëntor, 2023

schedule 10:38 - 25 Nëntor, 2023

Këto janë pamjet brenda banesës, e cila u përfshi nga flakët në kryeqytet, ku humbi jetën 57 vjeçari Ramazan Duka. 57 vjeçari, baba i tre fëmijëve, ka qenë vetëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së apartamentit dhe më pas është përhapur nëpër shtëpi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”. 57 vjeçari është gjetur në dhomën e gjumit, i cili sipas policisë nuk është prekur nga zjarri. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi që është përhapur në banesë. 57 vjeçari njihej si përdorues alkooli.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende por hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për shkëndijë elektrike ose ndonjë bisht cigareje që është harruar prej viktimës./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!