Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Sekondat e tmerrit nga zjarri në Tiranë, gruaja me fëmijë doli e alarmuar në ballkon: Ndihmë, kam bombolën brenda

schedule15:19 - 30 Maj, 2022

schedule 15:19 - 30 Maj, 2022

Një pallat tre katësh mori flakë mesditën e sotme në zonën e njohur si Instituti në Tiranë. Flakët u shpërndanë me shpejtësi përmes çatisë së pallatit të vjetë duke përpirë të gjitha katet e sipërme të saj.

Abcnews.al mëson se zjarri ka qenë i papritur dhe një grua ka dalë në ballkonin e ndërtesës në katin e tretë duke kërkuar ndihmë, ndërkohë që në krah kishte një fëmijë rreth 10 vjeç.



Ndihmë, më ka marrë shtëpia flakë, kam bombolën e gazit në banesë”, thërriti gruaja rreth të gjashtëdhjetave, ndërkohë që më të parë tymin aty ishin mbledhur një numër i madh njerëzish.

Ndërhyrja e tyre shpëtoi gruan dhe fëmijën, ndërkohë që ardhja e zjarrfikësve fiku flakët. Gjatë ndërhyrjes së tyre shpërtheu edhe bombola e gazit që ndodhej në shtëpinë në fjalë duke rrezikuar jetën e të pranishmëve.

Policia njoftoi më pas se për shkak të zjarrit pati vetëm dëme materiale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!