DEA “zbarkon” në Shqipëri, zyra të reja edhe në Tiranë

schedule18:54 - 27 Qershor, 2022

schedule 18:54 - 27 Qershor, 2022

DEA amerikane shumë shpejt do të hapë zyra në Shqipëri. Kjo vjen pas rritjes së sasisë së madhe të kokainës që kalon përmes vendit tonë.

Burime për Abcnews.al, konfirmojnë se gjatë vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në SHBA mes shumë marrëveshjeve është firmosur dhe një memorandum bashkëpunimi ku caktohet hapja e një zyre kontakti DEA në Shqipëri

Deri tani koordinimi dhe bashkëpunimi me autoritetet shqiptare kryhej përmes zyrës së DEA-s që ndodhet në Athinë.

Ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se kur do të hapet zyrtarisht zyra e DEA-s në Shqipëri, por i njëjti burim saktëson se hapja e një zyre në vendin tonë është vetëm çështje ditësh, pasi gjithçka tjetër ka përfunduar.

DEA është Agjencia Federale amerikane për Ballkanin, që bën hetimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës në këto vende.

/Abcnews.al/