Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dea kthehet në shtëpi/ Vepra plotëson grupin e skulpturave të zbuluara në zemër të Butrintit

schedule17:47 - 15 Shtator, 2026

schedule 17:47 - 15 Shtator, 2026

Nuk është vetëm historia që e bën të veçantë. Dea e Butrintit tërheq vëmendjen edhe për atë që nuk duket në vështrimin e parë.

Tiparet e buta të fytyrës, detajet e portretit dhe mënyra e ekspozimit e bëjnë veprën një prej ndalesave më interesante për vizitorët e muzeut.

Koka e Apollonit është pjesë e një grupi skulpturash të zbuluara në teatrin e Butrintit, ku ndërthuren figura të rëndësishme të botës antike.

Që prej ekspozimit të saj në muze, vizitorët ndalen përballë portretit, e vëzhgojnë nga afër dhe kërkojnë të kuptojnë historinë që fshihet pas tij.

Për ta, kjo nuk është thjesht një skulpturë e lashtësisë.

Historia e Deas nis në vitin 1928. Koka e Apollonit u zbulua në teatrin antik nga misioni arkeologjik italian i drejtuar nga Luigi Maria Ugolini.

Ajo ishte pjesë e një grupi skulpturash që dolën në dritë nga kjo zonë e Butrintit. Pas një historie të gjatë larg vendit të zbulimit, vepra tashmë është rikthyer në muzeun arkeologjik.

Sot, Dea është një prej veprave që kërkon të shihet jo vetëm për atë që përfaqëson, por edhe për detajet që ende nxisin kureshtjen e publikut.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!