De Biasi: Lukaku do bëj mirë. Strakosha? Duhet të largohet nga Italia

schedule21:46 - 30 Qershor, 2022

schedule 21:46 - 30 Qershor, 2022

Ish-trajneri i njohur i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për “TMË Radio” ku ka prekur disa tema që kanë të bëjnë me transferime në Seria A.

Sigurisht ish-timonieri i kombëtares nuk do të shpëtonte pa bërë edhe një koment për Thomas Strakoshën,  ku sipas De Biasit, gardiani i portës kuqezi duhet të largohet nga Italia, pasi në Seria A ka shumë presion.

Lukaku? “Mendoj se do të bëjë mjaft mirë, pasi ka dëshirë për hakmarrje”.

Inter që mund të humbasë Skriniar, si mendon? “Ai është një lojtar që ka treguar kualitet, por nëse vjen Bremer atëherë zvogëlohet humbja, pasi janë dy lojtarë të ngjashëm”.

Inter dhe Juventus duken para në merkato, kush ju duket më i motivuar? “Duhet të presim deri në fund kur të konkretizohen tratativat. Kur ke lojtarë me kualitet atëherë trajneri përfiton më së shumti, por asnjëherë nuk është mirë të presësh derisa të largohet dikush për të marrë një tjetër”.

A është Inter skuadra më e fortë pas Milanit? “Kur të mbyllet merkato mund të kem një ide më të qartë”.

A mendon se Serie A mbetet një kampionat interesant? “Mendoj se kampionati italian është ende tërheqës. Pastaj sa i përket nivelit teknik nuk di të them, sepse në fund të sezonit kuptojmë se eliminohemi nga të gjitha kompeticionet. Por edhe në aspektin ekonomik jemi inferior ndaj të tjerëve”.

Çfarë mendoni për Strakoshën? “Strakosha duhet ende të përmirësohet, unë mendoj se ai duhet të largohet nga Italia. Të gjejë pak qetësi, sepse në Serie A ka presion dhe në lojë futet edhe presidenti, trajneri dhe menaxheri”, u shpreh De Biasi. /f.a/abcnews.al