Dasma e Jozefina Topallit, sikleti i saj më i madh! Kujt këngëtar italian donte ti shkruante dhe si u takuan?

schedule19:00 - 11 Janar, 2021

schedule 19:00 - 11 Janar, 2021

Jozefina Topalli në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ndaloi gjatë intervistës së zhvilluar këtë të hënë tek dasma e saj. Ajo tregoi disa detaje shumë interesante, kur Ermali e pyet se si e kujton këtë moment.

“Fustanin e mora me qera. Kisha shumë frikë se do hyja në taksi dhe nuk dija si të hyja, se nuk kishte makina në atë kohë dhe nuk dija se si do ishte. Kisha merak se mos ngatërrohej fustani”, kujton ajo me nostalgji.

Por jo vetëm kaq! Ajo kthehet pas në kohë edhe me këngë. Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, ajo u ndal në festivalin e Sanremos, kur konkurent ishte Massimo Ranieri, të cilin ajo e donte shumë e dhe ishte vetëm në klasë të parë.

/abcnews.al