Sondazh

Vendimi i Hagës:

  • Përpjekje e Europës për të barazuar viktimën me agresorin 51%
  • Dështim i politikes shqiptare për të mbrojtur historinë 49%
Loading ... Loading ...
 

Darkë private në Shtëpinë e Bardhë, Trump pritet të takojë drejtuesin e Anthropic

schedule09:03 - 28 Shtator, 2026

schedule 09:03 - 28 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të presë drejtorin ekzekutiv të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic, Dario Amodei, për një darkë private kokë më kokë në Shtëpinë e Bardhë, si pjesë e angazhimit të tij me kompaninë.

“Sonte do të darkoj me drejtuesin e Anthropic”, tha Trump duke folur para gazetarëve në bordin e “Marine One”, duke iu referuar Amodeit, të cilin e përshkroi si “shumë të respektuar”.

Darka vjen përpara një takimi të planifikuar të martën mes Trumpit, kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson dhe drejtuesve të kompanive kryesore të inteligjencës artificiale, mes presionit në rritje ndaj Kongresit për të vendosur masa mbrojtëse për teknologjinë që po zhvillohet me shpejtësi.

“Presidenti Trump ka qenë i qartë: Amerika do të udhëheqë botën në Superinteligjencë, duke mbrojtur njëkohësisht konsumatorët amerikanë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë, duke iu referuar termit të preferuar të Trumpit për inteligjencën artificiale.

“Ne do të nxisim inovacionin, do të forcojmë konkurrueshmërinë amerikane dhe do të sigurojmë që kjo teknologji transformuese të funksionojë për popullin amerikan”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!