Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dalin pamjet pak pas plagosjes, qytetarët ndihmojnë zyrtarin e PD-së të shkojë drejt spitalit

schedule12:45 - 20 Prill, 2021

schedule 12:45 - 20 Prill, 2021

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka siguruar pamjet e momentit pak pas plagosjes së sekretarit të degës së PD-së në Kavajë Bledi Okshtuni. Në video shihet se si kolegë të tij e mbajnë për të hipur në një makinë dhe më pas për ta dërguar në spital.

Kujtojmë se Bledi Okshtuni u plagos me armë zjarri në një zyrë të Partisë Demokratike në Kavajë. Autori i kësaj ngjarje është Ndriçim Jonuzi.

Policia ka shpallur në kërkim autorin (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri), po ashtu në kërkim janë dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini.



Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë bënë që opozita dhe Presidenti Ilir Meta të hedhë akuza se ky është në sulm për qëllime politike. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!