Daka: Familja ime është e shqetësuar, kërcënimet ndaj meje të rrezikshme

schedule12:24 - 21 Janar, 2021

schedule 12:24 - 21 Janar, 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka thënë se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

“Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi”, ka thënë Daka në konferencë.

Më tej ajo ka shtuar se kërcënimet publike të bëra në drejtim të saj janë të rrezikshme, të paprecedenta të cilat i kanë shqetësuar familjen.

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedente dhe të rrezikshme”, ka shtuar Daka.

Kjo konferncë e Dakës vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.