Daçiç: Britania e madhe notë proteste Surinamit

schedule12:20 - 20 Nëntor, 2017

schedule 12:20 - 20 Nëntor, 2017

Britania e Madhe i ka dërguar një notë proteste Surinamit pas vendimit për tu tërhequr nga njohja e pavarësisë së kosovës. Deklarata është bërë nga ministri i jashtëm serb Ivica Dacic. Ky i fundit shtoi se pavarëisht se disa vende të mëdha deklarojnë se janë miq të Serbisë, përfshirë britaninë e Madhe ata rreshtohen në mbështetje të Kosovës. Dacic tha se Beogradi volerësonte qëndrimin e Surinamit që mbron integritetin territorial të Serbisë. Ai u tha gazetarëve se një letër e cila sipas autoriteteve të Prishtinës konfirmon se Guinea Bissau njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i është nënshtruar procedurave ligjore në vendin afrikan.

Duke iu rikthyer situatës në Katalonja Dacic tha se duhet reflektuar më shumë rreth pasojave të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Anëtarësimi i vendit në Bashkimin europian dhe gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën mbeten dy objektivat kruyesore të qeverisë serbe sipas Dacic i cili theksoi se Serbia po zhvillon një betejë të vështirë për të mbrojtur interesat kombëtarë dhe pse i ka fuqitë e mëdha kundër.

Ministri i jashtëm serb deklaroi se do të ishte pjesë e takimit të ministrave të jashtëm në Paris në 24 nëntor ku do i kërkojë miqve të vendit që të rivlerësojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës./abcnews.al