Read More…

"/>

CSKA Moska në podium për Muriqin, zbulohet oferta e kampionëve rus

schedule13:35 - 15 Janar, 2022

schedule 13:35 - 15 Janar, 2022

Qëndrimi i Vedat Muriqit te skuadra e Lazios i ka minutat e numëruar, ku sulmuesi pritet të largohet në ndonjë skuadër tjetër gjatë merkatos së janarit.

Ofertat në drejtim të Lazios për sulmuesin shqiptarë nuk po mungojnë, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e yllit të Kosovës.

Leeds United, Hull City dhe West Bromwich Albion janë vetëm disa nga skuadrat që kërkojnë transferimin e Muriqit në Angli, ndërsa  Fenerbahce dhe Galatasaray në Turqi.

Por së fundi në garë për sulmuesin e Lazios janë futur edhe skuadra ruse e CSKA Moska, e cila menjëherë shikohet si favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit, ku kampionët  rus kanë gati edhe ofertën për huazimin e Muriqit.

Sipas mediave italiane raportohet se 2,5 milionë euro për huazimin e Muriqit në janar dhe tetë milionë euro të tjera për ta blerë kartonin e tij në verë. Një shumë prej 10,5 milionë eurove, që deri më tani është oferta më e lartë që ka ardhur në zyrat e Lazios për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. /f.a/abcnews.al