CR7 barazon rekordin e Messit, rusët e quajnë tallje festën e Uzunit

schedule15:22 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:22 - 25 Nëntor, 2020

Juventusi vuajti për të mposhtur Ferencvaros mbrëmjen e kaluar. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 falë golit të realizuar nga Alvaro Morata në minutat shtesë të takimit.

Sfida u zhbllokua nga Myrto Uzuni, sulmuesi shqiptar i kombëtares së Hungarisë, në minutën e 19-të, teksa Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 35-të.

Goli i parë në grupet e Champions League për beratasin e kombëtares kuqezi, madje në sfidën e parë si titullar. Uzuni “kopjoi” CR7 te festa e golit, teksa në fund shkëmbeu fanellën me idhullin e tij të madh.

 

Postimi i portalit rus…

Veprimin e 25-vjeçarit Uzuni, media ruse rt.com e cilëson si tallje, edhe pse beratasi është një tifoz personal i yllit të kampionëve të Italisë.

Rekord edhe për Ronaldon, i cili gjeti golin numër 70 në ndeshjet shtëpiake të kompeticionit të më të fortëve, duke barazuar Leo Messin me gola të shënuar në fushën e vet. /abcnews.al