Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19/ Ndërron jetë këngëtari i njohur i nominuar për “Grammy Awards”

schedule14:40 - 28 Prill, 2020

schedule 14:40 - 28 Prill, 2020

Këngëtari i njohur Troy Sneed nuk ka mundur dot që t’i shpëtojë  koronavirusit. Ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare ditën e djeshme në spitalin e Floridës.

Troy Sneed është i njohur  për harmonizimin e këngës së famshme “Hallelujah”.

Fillimet e karrierës së tij kanë nisur duke kënduar ungjillin me Korin Masiv të Gjeorgjisë. Ai gjithashtu u shfaq me korin në filmin “The Preacher’s Wife”, duke interpretuar bashkë me Whitney Houston dhe Denzel Washington.



Sneed ndihmoi në formimin e “Youth For Christ”, e cila përbëhej nga anëtarë midis moshës 12 dhe 18 vjeç nga Kori Masiv i Gjeorgjisë. Sneed fitoi një nominim në ‘Grammy Awards’ për punën e tij në albumin “Youth For Christ” në vitin 1999.

Ai shërbeu si një prodhues muzikor në këngën e famshme “The Struggle Ended” të Youth For Christ, që u ngjit në vendin e parë në listën e këngëve më të mira ungjillore, në Billboard në vitin 2006./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!