Covid-19 ka shkaktuar recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore

schedule08:55 - 9 Qershor, 2020

schedule 08:55 - 9 Qershor, 2020

Banka Botërore parashikon se ekonomia globale këtë vit do të bjerë në nivelet më të ulta që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ekonomistët në Bankën Botërore thonë se Covid-19 ka shkaktuar recesionin më të thellë në dekada. Ata presin që ekonomia globale në vitin 2020 të zvogëlohet me 5.2% – gati tre herë më shumë se recesioni global në 2009.

“Kjo është një pikëpamje thellësisht e paqartë, me krizën që ka të ngjarë të lërë plagë të gjata dhe të paraqesë sfida të mëdha globale,” tha nënkryetarja e Grupit të Bankës Botërore Ceyla Pazarbasioglu.

Në raportin e saj me më shumë se 200 faqesh për ekonominë globale, Banka Botërore tha se parashikon një rikuperim të moderuar prej 4.2% në 2021. Megjithatë, ajo gjithashtu tha se një “skenar edhe më i keq është i mundur” nëse kriza shëndetësore zgjat më shumë sesa pritej për ta sjell nën kontroll.

Banka Botërore gjithashtu tha se pandemia po merr një numër më të madh të jetëve njerëzore dhe po shkakton më shumë dëme ekonomike në vendet që janë më të varfëra dhe se  varfëria mund të thellohet edhe më tej”. /abcnews.al