Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Covid-19 ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të Donald Trump

schedule10:48 - 10 Tetor, 2020

schedule 10:48 - 10 Tetor, 2020

Nga Jonathan Freedland, The Guardian

Minimizimi i pandemisë nga presidenti Donald Trump dhe ndodhitë e kësaj jave pas infektimit të tij me Covid-19 kanë treguar jo vetëm një anë të karakterit të tij të neveritshëm, por edhe të rrezikut që ai paraqet për Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë në botë.

E para është përpjekja e tij për të fajësuar të afërmit e  ushtarëve të vrarë, duke thënë se ata kërkonin ta përqafonin dhe kështu mbase ishte infektuar me Covid-19.



I etur për të mos mbajtur atë ngarkesë  për vete, Trump më vonë tha për Fox News se planifikonte të organizonte një tubim në Florida të shtunën dhe një tjetër në Pensilvani.

Por më serioze janë sulmet e tij ndaj demokracisë , të cilat po bëhen gjithnjë e më të qarta.  Ai vuri në shënjestër Elton John duke e paralajmëruar që avokati i tij  besnik, William Barr, do të ” vuante pasojat” nëse nuk akuzonte Barack Obama, Hillary Clinton dhe Joe Biden për “krimin më të  madh politik në historinë e vendit ”, përkatësisht hetimi federal ndaj Rusisë për fushatën e  Trump në 2016, transmeton abcnews.al

Ashtu si ecja në ballkon, kërcënimi për të burgosur paraardhësin e vendit së bashku me kundërshtarët e dikurshëm dhe aktualë për krime politike është më tepër një tipar i shteteve autoritare të errëta sesa atyre demokratike.

Për të konfirmuar që kërcënimet e Trump ndaj demokracisë nuk janë boshe, 13 persona janë  arrestuar të enjten në Michigan nën akuzën e një komploti  për të rrëmbyer guvernatoren e shtetit dhe për ta gjykuar atë për tradhti.

Nëse do të ri-shohim sondazhet do të vëmë re se epërsia e Biden vazhdon të rritet ndërkohë që gara sa vjen e shtrëngohet. Gjithashtu epërsia e Biden është rritur që nga diagnoza e Trump një javë më parë. Republikanët kanë filluar të dyshojnë se pandemia do të jetë shkaku i humbjes së presidentit, transmeton abcnews.al

Kjo ka një logjikë të drejtë  dhe bindëse pasi pandemia e Covid-19  mund të ketë nxjerrë në pah dështimet e Trump. Merrni parasysh se një nga tiparet përcaktuese të Trumpizmit është përbuzja e tij për të vërtetën, faktet dhe shkencën.

Trump detyroi zyrtarët e tij  të mos tregojnë faktet e vërteta rreth virusit duke minimizuar rrezikun e tij.

Kundërshtarët e kundërshtuan  vandalizmin nga ana e tij, por “e vërteta” dukej si një shqetësim abstrakt, madje elitare.”

Trump  e ka  konsideruar  koronavirusin si një grip dhe  madje ka deklaruar se do të zhdukej ” si një mrekulli “, se pandemia deri më tani ka vrarë  me më shumë se  200,000 amerikanë, transmeton abcnews.al

Trumpizmi përcaktohet edhe nga tallja e tij me Biden për mbajtjen e një maske – “Mund të mbash edhe një çantë me atë maskë, Joe”, tha gazetari i Fox – duke harruar që mbajta e maskës është kryesisht për të mbrojtur të tjerët, jo veten.

Trump është ende duke u mburrur me faktin se ai është ” perfekt”, që është infektuar me Covid.  Por ky virus  ka ekspozuar të gjitha dështimet e tij.

Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhi me situatën e krijuar nga koronavirusi: nuk e dimë kush do të fitojë muajin tjetër.

Por nëse Donald Trump nxirret nga zyra e tij. Amerikanëve ende do u duhet të përballen me një pyetje të vështirë: çfarë do të thotë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fakti që ishte një pandemi ajo që e hoqi atë nga Shtëpia e Bardhë? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!