“COVID-19 i ka vënë botës kufirin te thana”, Rama: Nëse Evropa nuk zgjohet shpejt do të rrezikohet ekonomia

schedule23:02 - 31 Mars, 2020

schedule 23:02 - 31 Mars, 2020

Kryeminstri Edi Rama në një lidhje me “Skype” në “Provokacija” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe krizën ekonomike që pritet të shkaktojë kjo pandemi.

Rama theksoi se sipas tij kjo është një luftë e tretë botërore me një armik të padukshëm. I ndalur te çelja e negociatave kryeminsitri theksoi se kushtet e vendosura sipas tij janë disa detyra që duhet të bëhen.

“Në momentet e luftës njerëzit duan siguri, nuk duan debat dhe kjo është arsye pse ndodh një alkimi mes popullit dhe qeverisë.

Ka mbyllur brenda në shtëpi dy miliard dhe nuk e di sa qindra njerëz. I ka vënë shteteve të botës kufirin te thana. Ia ka bërë zero të gjithëve forcën e tyre ushtarake. Ushtria e superfuqishme, Amerikane dhe ushtria Shqiptare në këtë luftë kanë të njëjtën vlerë, zero.

Është diçka që realisht krijon ankth, kur mendon se vende që kanë triliona armatime, nuk mund ti përdorin se nuk vlejnë asgjë dhe nuk kanë maska për të mbrojtur njerëzit.  Kjo është një luftë që nuk fitohet dot vetëm. Është një luftë botërore. Bota është sulmuar nga një armik. Shtetet duhet të jenë në rrugën e luftës dhe duhet të jenë bashkë. Ata që janë të zemëruar nga Evropa kanë të drejtë, por receta e tyre është e gabuar”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri theksoi se Evropa është një dimension lirie.

 Keni frikë se Evropa mund të shpërbëhet?

Rama: Nuk mendoj që Evropa mund të shpërbëhet. 

Jeni dakord me ato që po ndodh  Hungari? Parlamenti i ka dhënë Viktor Orban mundësinë për ta sunduar vendin në mënyrë të plotë, deri sa të mbyllet kriza e koronavirusit?

“Duke qenë se kam hequr vetë keq në shumë e shumë vite nga gjykime të dhëna në distancë për realitete që kanë qenë të ndryshme. Mendoj që nuk ka marrë përsipër të qeverisë me dekrete pasi vendosi të asgjesojë Parlamentin. Ai do të qeverisë me dekrete deri kur të largohet armiku na territoir, kështu mendoj unë se duhet të jetë”, deklaroi Rama.

Kjo krizë zgjidhet më mirë me metoda Italine apo Hungareze?

Rama: Edhe Italianët në këtë formë janë.

Ju sot për të zgjidhur do të donit të kishit më shumë kompetenca?

Rama: Jo, jam shumë ok me kaq.

Egziston rreziku që këto fuqi që po marrin këto udhëheqës të ngelen edhe pasi kriza të zgjidhet?

Rama: Nuk ka shans të ndodhë. Por nëse Evropa nuk zgjohet shpejt, dhe mbas ikjes së këtij armiku, të vazhdojë historia secili më vete dhe zoti për të gjithë, vështirësitë ekonomike do të çojnë në situata shumë të vështira.

Kjo është ajo që unë ndjej si rrezik. Asnjë vend, të paktën në Evropë nuk kanë për ta përballuar dot impaktin e luftës mbi ekonominë e njerëzve. Ne do ta kemi shumë të vështirë, por paradoksalisht do ta kemi shumë më të lehtë se vende që janë shumë më mirë se ne.

Kjo për arsye se ne jemi shumë të stërvitur me pak. Ndërkohë që ata pavarësisht se qahen gjithë ditën nuk janë të stërvitur me pak.  

Shumica e njerëzve po shohin një lloj dualizmi, midis Kinës dhe SHBA për mënyrën se si po e përballojnë krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Nga fituesit në fund, ka shumë njerëz që besjonë se do të varet edhe plani perspektiv. Cila do të jetë fuqia që do të bëhet lideri global i botës? Apo mendoni se SHBA-të janë të pakërcënueshëm në këtë pozicion?

Rama: Të paktën për këtë kohë SHBA –të janë i vetmi vend që kanë kapacitetin të qëndrojnë në krye të botës. Është i vetmi vend që realisht nuk ka nevojë për njeri tjetër. Nga pikëpamja e kapaciteteve të brendshme ka dhënë prova që është i pathyeshëm”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri theksoi se ende nuk dihen të dhënat shkencore për këtë situatë, ndërsa theksoi se Amerika është transparente, por Kina sipas tij nuk është kampione e transparencës.

I pyetur nga gazetari Mustafa Nano për krizën politike në Kosovë , kryeministri Rama refuzoi të fliste./abcnews.al