Coronavirusi/ “Hera e parë që trembem”, apeli i sulmuesit të Flamurtarit

schedule11:35 - 23 Mars, 2020

schedule 11:35 - 23 Mars, 2020

Coronavirusi është tema e çdo diskutimi sot në botë. Mijëra të vdekur dhe një krizë e madhe ekonomike që do të mbetet pas kur e gjithë kjo situatë të kalojë. Në plan të parë është shëndeti i çdo njeriu në këto momente, ndërkohë që armiku është një virus i panjohur që ka mundur shumë njerëz në mbarë botën.

Prej tij ka ndalur edhe futbolli, ndërkohë që edhe emra të njohur të këtij sporti janë prekur dhe po mundohen ta mundin. Frika është e madhe dhe këtë nuk e fsheh dot as sulmuesi i Flamurtarit, Ardit Hoxhaj. Ai përcjell një mesazh përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Hera e parë në jetën time që më ndodh t’i frikësohem një beteje. Nuk e shikoj dot kundërshtarin tim, thjesht kam mësuar armët e tij të forta. Është vërtetë shumë i rrezikshëm, mijëra njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë vuajnë akoma. Unë akoma nuk e kam parë këtë kundërshtar dhe më ka bërë të shikoj çdo njeri të afërm, familjar, shokë të mi si rrezik se do më  mposhtë përmes tyre.

 

Më ka bërë të shikoj si rrezik natyrën e bukur që na e ka falur Zoti, më ka bërë të shikoj si rrezik pasionin tim dhe punën time, por kam besim se do ia dal ta mposht këtë virus. I vetëm nuk mundem, secili nga ne nuk mundet i vetëm. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, thjesht të ndjekim disa udhëzime që na janë dhënë për të fituar këtë betejë të madhe të njerëzimit.

Të rikthehemi përsëri në jetën normale, të jemi më pranë njëri-tjetrit, të fillojmë të bëjmë gjërat që dashurojmë përsëri, të shijojmë bukurit që na ka falur natyra jonë e bukur. Në fund kjo betejë të na lërë një mësim të madh dhe kurrë nuk është vonë: Të duam qenien njerëzore, natyrën dhe gjithçka që është mbi tokël. Asgjë tjetër nuk ka vlerë, çdo gjë tjetër është thjesht një send”, shkruan Hoxhaj. / abcnews.al