Colella: Duhet të reagonim, skuadra si Partizani nuk të falin

schedule15:58 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:58 - 25 Nëntor, 2020

Apolonia e pati të pamundur t’i bëjë ballë Partizanit sot, me këtë të fundit që fituan me shifrat 3-0 dhe e administruan shumë lehtë ndeshjen e sotme.

Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i fierakëve, Colella, që u shpreh se skuadra e tij duhet të reagonte pas pësimit të golit të parë.

“Partizani e meritoi fitoren. E nisëm mirë ndeshjen, por pas golit të parë nuk bëmë dot asgjë. Një skuadër pëson edhe gola të tillë nga goditjet e dënimit, por mendoja se skuadra do bënte pak më tepër dhe do reagonte, por nuk ndodhi. Ndaj një skuadre si Partizani nëse nuk reagon në të tilla situata e pëson dhe humbet ndeshjen”, u shpreh Colella. /abcnews.al