Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi i Berishës, dëshmon Taulant Balla: Privatizimi i “Partizani” u përshpejtua për të favorizuar Malltezin

schedule13:22 - 30 Prill, 2026

schedule 13:22 - 30 Prill, 2026

Nis dëshmia e Taulant Ballës në cilesinë e paditësit, në gjyqin e dosjes Partizani, ku të pandehur janë Sali Berisha dhe dhendri i tij. Kryedeputeti socialist tha se i qëndron kallëzimit të tij. Në dëshminë e tij në proces Balla tha se privatizimi i ish-klubit Partizani u përshpejtua nga ish kryeministri Berisha për të favorizuar dhëndrin Jamarber Malltezi. Balla tha se privatizimi kishte cënuar interesin publik dhe ishte kryer në kundërshtim me ligjin.

“Prej vitit 2012 e në vijim kam paraqitur dyshimet e mia për mënyrën se si është proceduar nga organet përgjegjëse për privatizimin e Partizanit. Në vlerësimin tim, ky proces privatizimi ka qenë një proces që nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore, personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. Nga një numër shumë i madh i provave, binte në sy se si në një mënyrë kaq të shpejte, ishte kryer vetëm një privatizim. Në Shqipëri në gjithë këto vite, ish pronarët vuajnë për pronën e tyre. Brenda 6 muajve ishte bërë procedura e njohjes, kthimit të godinës. Ajo qe vumë re në atë kohë, ishte se si një kompleks si Partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë. Në një dokument rezultonte se ishte në plan të p…

Në vlerësimin tim të bërë në kallëzim, kemi hedhur edhe dyshimin që kishim të bëjmë me një formë të fshehjes së pasurisë apo të ndermjetësimit të paligjshëm. U krijua një kompani “HomPlan” me pronar një nga të akuzuarit, rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij. U shfrytëzua lidhja shkak-pasojë, për të përmbyllur procedin e njohjes, privatizimit me një vlerë qesharake, ku në një kohë të shkurtër janë marrë te gjitha lejet per ndërtimin e 17 godina, aty ku ka qenë një klub sportiv.”u shpreh Balla para trupit gjykues, në përgjigje të prokurorëve të cështjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!