Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmimet e banesave, Demirxhiu: Ndërtimet në Tiranë po arrijnë kulmin, interesi zhvendoset drejt bregdetit

schedule14:30 - 24 Shtator, 2026

schedule 14:30 - 24 Shtator, 2026

Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po hyn në një fazë maturimi, ndërsa interesi i investitorëve po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt zonave bregdetare.

Eksperti Ervin Demirxhiu tha për “Money Report” në ABC News se fuqia blerëse dhe profesionalizimi i tregut mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit.

Sipas tij, kërkesa po orientohet edhe drejt rivlerësimit të pronave, ndërsa kreditimi vijon me ecuri pozitive. Demirxhiu theksoi gjithashtu se shtatori shënon një periudhë me kërkesë të shtuar për qiratë, jo vetëm nga studentët, por edhe nga profesionistët.

“Ndërtimet në Tiranë po maturohen, po arrin kulmin, kështu që nuk do ketë më zhvillime. Po spostohet fokusi në bregdet. Faktor është fuqia blerëse. Një problem është se kush I trajton këto prona, sot kemi edhe treg informal, të cilët nuk janë të aftë dhe të informuar për ta bërë këtë pjesë.

Në momentin që ti nxjerr në treg një pronë, pa kualifikuar, ajo pronë mund të mos shitet kurrë. Potenciali i blerjes që ka qenë për dy vite për pronat që ishin të reja, fokusi ka shkuar te rivlerësimi i pronave. Ecuria e kreditimit ka qenë pozitive.

Një pjesë e mirë zgjedhin që të blejnë prona në Shqipëri, për të pleqëruar. Pastaj është edhe kategoria tjetër që blenë për të investuar, për t’i rishitur, por edhe për dhënë me qira. Pjesa e parë e vitit për qiranë është shtatori dhe jo janari dhe shtatori ka një ngarkesë të shtuar jo vetëm nga studentët, por edhe për profesionistët”, tha Demirxhiu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!