“Çmenduri” në Selanik, shqiptari u drejton pistoletën lodër policëve, ndjekje si në filma

schedule23:14 - 20 Janar, 2021

schedule 23:14 - 20 Janar, 2021

Një shqiptar u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia greke pas një ndjekje për disa orë në Selanik. 31-vjeçari rreth orës 02:00 hyri në një dyqan për të grabitur, por u pikas nga policia. Fillimisht i riu u drejtoi pistoletën efektivëve, e cila më pas rezultoi se ishte lodër.

Megjithatë skenari funksionoi, të paktën për momentin dhe shqiptari u arratis me makinë. Policia iu vendos në ndjekje për disa minuta, por 31-vjeçari zbriti, braktisi makinën dhe tentoi që të largohet me vrap mes pallateve duke bërë rezistencë, por në fund u prangos./ db/Abcnews.al