City e do me ngulm, kjo video tregon pse Kayky konsiderohet Neymari i ri

schedule15:37 - 12 Prill, 2021

schedule 15:37 - 12 Prill, 2021

Kayky konsiderohet Neymari i ri në Brazil dhe në orët e para të ditës së sotme e ka treguar pse. Sulmuesi 17-vjeçar ka shënuar golin e dytë si profesionist me fanellën e Fluminense.

I riu ka ndëshkuar skuadrën e Nova Iguaçu, pasi ka vallëzuar në mbrojtjen kundërshtare. Cilësi të padiskutueshme teknike të sulmuesit, i cili pritet të zbarkojë së shpejti në Europë.

Manchester City po tenton ta transferojë nga Fluminense në Angli, pasi të mbushë 18 vjeç. Flitet për një marrëveshje mbi bazën e 10 milion eurove, ndërkohë që 7  milion të tjera klubi brazilian mund t’i fitojë prej bonuseve. /abcnews.al