EMRAT/ Kanë mandat të përhershëm, gjyqtarët që do të shqyrtojnë “dosjet e nxehta”

schedule16:16 - 18 Dhjetor, 2019

schedule16:16 - 18 Dhjetor, 2019

Pushon së funksionuari Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të rënda së bashku me Gjykatat e Apelit.

Ditën e nesërme pas betimit tek Presidenti, 8 prokurorët e SPAK do të nisin detyrën e re në Prokurorinë e Posaçme. Do të krijohet gjithashtu edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose GJKKO. Ndryshe nga prokurorët e SPAK të cilët u përzgjodhën duke kandiduar, gjyqtarët e GJKKO kanë dhënë pëlqimin, për të qenë pjesë e Gjykatës së Posaçme.

Në apelin e Gjykatës së Posaçme me mandat të përhershëm do të jenë:

-Albana Boksi

-Nertina Kosova

-Dhimitër Lara

-Saida Dollani

-Sokol Binaj.

Duke qenë se kanë dhënë pëlqimin për të qene pjesë e GJKKO ata do të qëndrojnë në Apel duke ushtruar detyrën e tyre deri në daljen e tyre në pension.

Ndërsa për Gjykatën e Shkallës së Parë do të ketë një mandat të kufizuar dhe të përbërë nga 13 anëtarë, përkatësisht:

-Nure Dreni

-Daniela Shirka

-Etleva Deda

-Flora Haredinaj

-Irena Gjoka

-Marsela Balili

-Miliana Muca

-Ardit Mustafaj

-Bib Ndreca

-Fran Prendi

-Klodian Kurushi

-Sander Simoni

Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë fati do të kenë Gjyqtarët e tjerë të cilët janë pezulluar nga detyra pasi kanë “ngecur” në vetting. Ata duhet të ushtrojnë detyrën e tyre, deri në një vendim përfundimtar që do të vendosë nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e organeve të drejtësisë ose jo.

Do të duhet të transferohen në gjykata të tjera:

-Dhurata Haveri

-Femi Petku

-Gjovalin Përnoca

-Gurali Brahimllari

-Idriz Mulkurti

-Luan Hasneziri

Ndërkohë Dritan Hallunaj kaloi dje me sukses procesin e Vettingut. KPK e konformoi gjyqtarin në detyrë pas procesit të verifikimit bazuar në kriteret e pasurisë dhe figurës./abcnews.al