Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e grupit të “Troplinëve”/ Gjykata e Posaçme deklaron fajtor ish-oficerin e antiterrorit Igli Haxhiaj

schedule15:42 - 30 Korrik, 2026

schedule 15:42 - 30 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme deklaron fajtor ish oficerin e antiterrorit Igli Haxhiaj. GJKKO dënon Haxhiaj me 4 vite burg, në aplikim të gjykimit te shkurtuar, dënimi zbret në 2.8 vite. Po ashtu atij i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Haxhiaj u gjet fajtor për korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve te tjerë të drejtësisë, shpërdorim detyre dhe zbulim i akteve ose të dhënave sekrete.

Hetimet për të u mbyllën në maj të këtij viti. Haxhiaj është pjesë e grupit të Troplinëve, dosja “Ura”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!