Çifti i të moshuarve kurorëzojnë martesën e tyre pas 46 vitesh bashkëjetesë

schedule18:18 - 31 Janar, 2021

schedule 18:18 - 31 Janar, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një çift të moshuarish kishin zgjedhur që pas 46 vitesh njohje të kurorëzonin martesën e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se çifti i infektuar me Covid kanë kërkuar nga spitali që të thirrin një nën punës civil për të mundësuar martesën e tyre.

78 vjeçari Philip dhe 88 vjeçarja Patricia, u martuan në spital ku kjo e fundit po kurohej për koronavirusin. Martesa u mundësua pasi një anëtare e stafit të spitalit bëri një apel në Twitter për të gjetur një zyrtar civil.

 

Çifti i të moshuarve i kanë thënë “po”, njëri-tjetrit pas më shumë se 46 vitesh njohje, betim premtim që e kanë dhënë para zyrtarit civil dhe me dëshmitarë një infermiere dhe një mjek. Në fakt, çifti e kishte planifikuar martesën pas pandemisë, por pas shumë vitesh pritje, planet e tyre ndryshuan dhe ata kërkuan ndihmën e stafit të spitalit.

Vetë këta të fundit thanë se kishin kaluar një pasdite që nuk do ta harronin kurrë. Ndoshta nuk ishte dasma e ëndrrave, por stafi bëri çfarë mundi për ta bërë ceremoninë speciale duke dekoruar madje edhe dhomën e duka marrë hua unazat.

Vërtetë shoqëruesit e nuses dhe dhëndrit munduan, por një lidhje e pritur prej kohësh mes dy njerëzve u zyrtarizua. Ndërkohë që me qindra persona kanë uruar online çiftin pasi fotot u publikuan në faqen e Facebook-ut të shërbimit kombëtar të shëndetit në Britaninë e Madhe./abcnews.al