Chrissy Teigen dhe John Legend kanë humbur fëmijën që prisnin. E shtruar në spital disa ditë më parë për shkak të një hemorragjie, modelja njoftoi përmes një postimi në Instagram se kishte pasur një abort spontan.
“Ne kurrë nuk e kemi vendosur emrin e fëmijëve tanë deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të lindin, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë përgjithmonë.”, shkroi ndër të tjera modelja.
View this post on Instagram
Teigen tha se shtatzënia ishte një surprizë pasi nuk mendonte se mund të mbetej shtatzënë natyrshëm, pa ndihmën e trajtimeve të nevojshme. Fëmijët e tjerë të çiftit, Luna dhe Miles u ngjizën pasi iu nënshtruan trajtimeve IVF. xh.d/abcnews.al