Giorgio Chiellini dha një intervistë për DAZN ku foli edhe për largimin e Cristiano Ronaldos:
“Ronaldo u largua më 28 gusht, do të ishte më mirë për ne nëse do të ishte larguar më herët. Nuk ishte një gjë e vështirë për tu tretur, por ishte një surprizë dhe për mendimin tim, në paguam diçka për sa i përket pikëve në ndeshjet e para. Nësi ai do të ishte larguar më 1 gusht, në do të kishim kohë për t’u përgatitur më mirë dhe do të kishim arritur në fillimin e kampionatit pak më të përgatitur”.
Mbrojtësi italian tregon se nuk është kapur në befasi nga kjo lëvizje e portugezit:
“ Ai kishte arritur një pikë marrëdhënie ku kishte nevojë për një inkurajim të rid he një ekip që mund të luante për të, sepse kur gjen një ekip të tillë është vendimtare. Nuk me habit sepse e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij dhe gjithashtu në tre vitet me ne.”
“Bardhezinjtë” duan të rinovojnë skuadrën dhe kjo mund të ketë qenë një pikë kthese për yllin portugez që të largohet nga Torino. r.t/abcnews.al