Çfarë tregon ngjyra e syve?

schedule04:34 - 28 Qershor, 2022

schedule 04:34 - 28 Qershor, 2022

Në të kaluarën, njerëzit besonin se mund të parashikonin ngjyrën e syve të fëmijëve duke parë ngjyrat e syve të prindërve dhe gjyshërve

Bazuar në besimin se sytë kaf’ janë një tipar dominues dhe bluja është recesive, mund ta merrni me mend se çfarë ngjyre do të kishin sytë e fëmijës.

Sot, ne dimë se ngjyra e syve nuk është aq e lehtë për t’u “parashikuar”. Ndërsa gjenetika luan një rol, ngjyra e syve nuk është vepër e një gjeni të vetëm.

Janë disa gjene që kontribuojnë në përcaktimin e ngjyrës së syve. Kjo e fundit është rezultat i sasisë dhe shpërndarjes së melaninës në irisin e syve (iris – pjesa me ngjyrë e syrit).

Pra, ndërsa dy prindër me sy kafe kanë më shumë gjasa të kenë një fëmijë me sy kaf, rezultati nuk është i garantuar, shkruan Web MD.

Pjesa më e madhe e popullsisë kanë sy kafe.

njerëzit me sy blu nuk kanë melaninë në stromë, shtresën e përparme të irisit. Mungesa e pigmentit në sy bën që drita të shpërndahet kur i godet, duke e bërë irisin të duket blu.

Sytë e gjelbër janë më të rrallët. Vetëm rreth 2% e popullsisë së botës ka sy të tillë. Ngjyra vjen si nga melanina ashtu edhe nga efekti i shpërndarjes së dritës kur bie në sy.

Njerëzit e lindur me albinizëm shpesh kanë pak ose aspak melaninë në trupin e tyre. Si të tillë, ata zakonisht kanë sy blu të lehtë. Në raste të rralla, mund të kenë irise të qarta, të cilat i bëjnë sytë e tyre të duken rozë ose të kuq.

A mund të ndryshojë ngjyra e syve?

Ngjyra e syve mund të ndryshojë në foshnjëri. Shumë foshnje lindin me sy blu që përfundimisht kthehet në një ngjyrë tjetër ndërsa melanina zhvillohet në stromë. Ngjyra e syve të tyre në përgjithësi bëhet e përhershme rreth ditëlindjes së parë.

Në përgjithësi, është e rrallë që sytë të ndryshojnë ngjyrën. Ato mund të duken se ndryshojnë kur bebëzat zgjerohen ose tkurren, por kjo ndodh sepse pigmentet në iris bashkohen ose shpërndahen.

Në disa raste, ngjyra e syve mund të errësohet pak gjatë pubertetit ose shtatzënisë, citon Anabel.

Probleme me shëndetin si trauma në sy, neurofibromatoza, uveiti (gjendje që shkakton ënjtje të syve) etj – mund të ndryshojnë ngjyrën e syve.