Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë po ndodh me marrëveshjen e grurit? Rusia u tërhoq, 12 anije me grurë nisen nga Ukraina

schedule09:25 - 31 Tetor, 2022

schedule 09:25 - 31 Tetor, 2022

Dymbëdhjetë anije të eksportit të grurit janë larguar nga Ukraina sot, pavarësisht se Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithit e ndërmjetësuar nga Turqia-OKB, sipas ministrit të infrastrukturës së Ukrainës.

“Sot 12 anije u larguan nga portet e Ukrainës. Delegacionet e OKB-së dhe Turqisë ofrojnë dhjetë ekipe inspektimi për të inspektuar 40 anije që synojnë të përmbushin nismën e grurit të Detit të Zi. Ky plan inspektimi është pranuar nga delegacioni ukrainas. Delegacioni rus është informuar”, tha Oleksandr Kubrakov.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit duke sjellë shqetësime për krizën e urisë në botë.



Lexo edhe: Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja me Ukrainën kthen “përmbys” tregjet, çmimet e drithërave pritet të rriten

Ekspertët kanë paralajmëruar se çmimet e drithërave do të rriten, ndërsa OKB, NATO e aleatë të tjerë perëndimor i kanë bërë thirrje Rusisë të rishikojë vendimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!