Në Durrës familjet e dëmtuara nga tërmeti po merren me rregullimet e shtëpive. Disa privatisht kurse disa presin ndihmë nga vendorët. Ndërkohë sipas bashkisë, së shpejti do të nisë dhe rindërtimi për ato banesa që janë bërë të pabanueshme.
Një pjesë e Durrësit duket si kantier. Banorët po mundohen të rimëkëmben pas tërmetit të 21 Shtatorit. Bashkia e ka mbyllur bilancin. Dëmet e shkaktuara në ndërtesa banimi dhe biznese përllogariten në mbi 4 milionë euro.
Tek familjet e prekura po shpërndahen ndihmat. Dhe vendoret thonë se do të nisë rindërtimi i objekteve. Tërmeti me magnitudë 5.8 që shkundi Durrësin, dëme pati edhe nga pasgoditjet e shumta. Zona e plazhit është me prekura. Ka shumë shtëpi të pabanueshme. Pallatet shumëkatëshe janë ato u dëmtuan keq.
“Tek të tilla objekte, siç është edhe pallati që ndodhet pas meje shkalla e vështirësisë në ndërhyrje duket se është më e madhe. Në të tilla kushte, është kërkuar asistencë e inxhinierëve të huaj, të cilët pak ditë më parë e kanë inspektuar nga afër objektin, duke folur rreth ndihmës që mund të japin për rikonstruksionin e tij.
Duket se ekspertët nuk kanë trokitur akoma në çdo apartament. Ndaj, kjo grua ka vendosur t’i riparojë vetë dëmtimet. Ndryshe nga fqinja, ky banor nuk ka prekur gjë me dorë. Ai po pret ndihmë nga bashkia.
Faza e rikonstruksionit për ata që presim dëmshpërblimin sipas nën kryetarit të Bashkisë Durrës do te nisë fill pas udhëzimeve te qeverise. Kurse par ata që duan ti riparojnë vete, do t’u krijohen lehtësira përsa i përket dhënies së lejeve.
Në Durrës përgjatë dy javëve u bënë 1700 vetëdeklarime nga banorët e prekur nga tërmeti. Në qindra shtëpi dhe apartamente kërkohet ndërhyrje emergjente. Shumë prej tyre u shpallën të pabanueshme dhe strehë është bërë Kavalishenca./ABC News Albania 24/7