Çfarë është në lojë për Donald Trump? Sigurisht jo vetëm rizgjedhja

schedule12:39 - 30 Tetor, 2020

schedule 12:39 - 30 Tetor, 2020

Nga Arwa Mahdawi, The Guardian

Të falimentosh një herë është fatkeqësi por të falimentosh  dy herë është pakujdesi.  Të çosh në prag të falimentimit kompanitë që zotëroni gjashtë herë, siç ka bërë Donald Trump, kjo ju bën një biznesmen të shkëlqyer.

Kjo është sipas presidentit amerikan, gjithsesi, Trump, i vetëquajtur “mbret i borxhit”  është krenar për falimentimet e tij të shumta të biznesit, duke u mburrur shpesh për mënyrën se si ai ka “shfrytëzuar në mënyrë perfektë ” ligjet e falimentimit të korporatave në mënyrë që të mos paguajë  detyrimet financiare të kompanive të tij.

Trump ka arritur të bëjë që punonjësit, investitorët dhe bankat – të paguajnë për dështimet e tij. Trump, i cili nuk ka deklaruar kurrë falimentim personal, ka qenë në gjendje të mbrojë pasuritë e tij.

Por a po merr fund fati i Teflon Don ?

Kanë mbetur vetëm disa ditë deri në zgjedhjet e SHBA-së, Trump po përballet me  probleme të financave të tij. Perandoria e tij e biznesit është goditur rëndë nga pandemia; sipas një raporti të fundit nga Washington Post , klubet e golfit dhe hotelet e Trump janë praktikisht bosh.  Madje fitimet e tij nuk tregonin shifra të mira edhe para pandemisë: hetimi i New York Times mbi taksat e Trump muajin e kaluar zbuloi se bizneset e tij kishin humbur  para me  ritme marramendëse.

Gjithashtu ekziston fakti që Trump është në mes të një mosmarrëveshje me Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) mbi një rimbursim të një takse prej 72.9 milion dollarësh që ai pretendoi në 2010; nëse IRS vendos të deklarojë kundër tij, borxhi i tij mund të kapë shifrën  prej më shumë se 100 milion dollarë . Mbi të gjitha, Trump ka të paktën 400 milion dollarë kredi që duhen paguar  në katër vitet e ardhshme. Në fakt: Forbes ka llogaritur se ai ka më shumë se 1 miliard dollarë .

A mund të paguajë Trump gjitha huatë e tij?

Absolutisht, thotë ai. Në një takim  fillim të këtij muaji, Trump pretendoi se kreditë e tij  përbëjnë një përqindje të vogël të vlerës së tij neto .

Fakti është, financat e Trump janë një enigmë e mbështjellë me një mister të fshehur brenda një numri të madh të kompanive enigmatike  të tij dhe llogarive bankare në det të hapur .

Askush nuk e di saktësisht se sa para ka presidenti. Është bërë e ditur se ai i ka borxh shuma të konsiderueshme Deutsche Bank (të paktën 320 milion dollarë ) dhe Ladder Capital (të paktën 113 milion dollarë), nuk është ende e qartë se kujt tjetër i detyrohet Trump.

Është diskutuar shumë se çfarë do të ndodhë nëse Trump fiton një mandat të dytë, duke llogaritur faktin se borxhet e tij përfaqësojnë një konflikt të madh interesi.

Sidoqoftë, të gjithë e dimë që Trump nuk shqetësohet nga etika. Nëse fiton, ai do ta ketë më të lehtë të shlyejë huatë e tij.

Por çfarë ndodh nëse ai humbet?

A do të  pranojnë kaq lehtë bankat për të ri-negociuar kushtet e marrëveshjeve me të?

Një arsye që Trump ka qenë në gjendje të dështojë në nivele të larta është vlera e markës së tij. Ndërtesat me emrin e tij shiteshin dikur me një çmim më të lartë; një përmbledhje financiare që Trump publikoi ​​në 2015, vlera e pasurisë së tij, ishte 3.3 miliardë dollarë. Në vitet e fundit, megjithatë, marka e Trump ka pësuar rënie.

Në të vërtetë, emri i tij është hequr nga një numër ndërtesash sepse është bërë më tepër një barrë sesa  diçka me vlerë.

Nëse Trump humbet zgjedhjet, ka mundësi që ai të humbasë gjithçka. Ai mund të përballet me probleme të shumta ligjore. Gjithashtu ekziston mundësia që ai të mund të përfundojë në burg . (Joe Biden ka premtuar që, nëse ai bëhet president, ai nuk do ta falë Trumpin nëse ai dënohet për ndonjë krim.)

Nëse Trump arrin të shmangë burgun, ai mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë nga borxhet e tij.

Sigurisht, askush nuk e di se sa para ka Trump, por është e qartë se këto janë zgjedhje që ai nuk duhet t’i humbasë. s.ba/abcnews.al