Çfarë duhet të bëni për t’u akomoduar në hotele

schedule15:02 - 30 Nëntor, 2019

schedule 15:02 - 30 Nëntor, 2019

Ndërsa nuk ka ende asnjë bilanc për dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që kemi 51 viktima, problemi që kërkon zgjidhje tani është strehimi i banorëve që janë në qiell të hapur.

Kryeministri Rama tha se është marrë vendimi që banorët të strehohen në hotele.

Deri më tani situata duket kaotike sa i përket shpërndarjes së ndihmave dhe strehimit në hotele, për të cilën qeveria ka nxjerrë edhe një udhëzim të shkurtër.

Për të gjithë ata banorë që janë të interesuar të shkojnë në hotel, duhet të mbajnë parasysh këto hapa:

1. Drejtohuni tek njësia administrative
2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim
3. Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli
4. Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit. /abcnews.al