Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha ka njoftuar se opozita do kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kanabizimin e vendit dhe çështjen “Tahiri”. Në objektin e kërkesës parashikohet ndërhyrja e qeverisë dhe e Kuvendit në hetimet e Prokurorisë për ish-ministrin e Brendshëm.
Lulzim Basha: “Grupi paramentar i Partisë Demokratike ka marrë vendimin që të dorëzojë kërkesën për një komision hetimor për çështjen e drogës dhe çështjen e Saimir Tahirit, që është e njëjta çështje faktikisht. Kjo kërkesë ka marrë edhe mbështetjen edhe të grupeve të tjera opozitare dhe do të depozitohet ditën e sotme. I gjithë opinioni publik është i njohur me faktin se për dy vite me radhë, ndërsa Shqipëria shndërrohej në një hambar të kultivimit, mbjelljes, korrjes dhe trafikimit të drogës, Ministria e Brendshme, kryeministri dhe Policia e Shtetit dhe të gjithë hallkat e tjera ishin në disponim zyrtar të informacionit se kjo bëhej vetëm me përfshirje të drejtëpërdrejtë të kupolës më të lartë drejtuesve të Policisë së Shtetit”./abcnews.al