Cerezo: Super League zgjidhja perfekte, njerëzit do ndryshojnë mendim shpejt

schedule10:08 - 7 Maj, 2021

schedule 10:08 - 7 Maj, 2021

Atletico Madrid ishte një nga 12 klubet themeluese të European Super League. Krijimi i turneu të ri, ndryshe i klubeve të pasura, shkaktoi kritika të mëdha dhe 8 nga klubet u tërhoqën pas presioneve të UEFA-s dhe FIFA-s, mes tyre edhe “Colchoneros”.

Presidenti i klubit spanjoll, Enrique Cerezo ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë temë, teksa ndalet edhe te rikthimi i tifozëve në stadiume. “Super League ishte një zgjidhje e shkëlqyer për futbollin.

Kur të bëhen publike të gjitha detajet, njerëzit do të jenë pro Super League. Tifozët? Ekzistonte frika që rikthimi i tyre në stadium do të krijonte problematike të mëdha“, përfundoi kreu i klubit iberik. /abcnews.al