Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Celibashi bën paralajmërimin e fortë për ata që do të shkojnë nesër para kutive të votimit

schedule11:34 - 24 Prill, 2021

schedule 11:34 - 24 Prill, 2021

Në një komunikim me gazetarët një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i Komisionit Ilirjan Celibashi deklaroi se në qendrat e votimit nuk do të lejohet telefoni.

Ai bëri apel që votuesit të mos shfaqen në qendrat e votimit me telefon pasi do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën.

Lexo edhe: Celibashi: Mënyra se si qytetarët duhet të votojnë nesër



Sa i përket shitblerjes së votës, Celibashi bëri me dije se ashtu si personi që shet dhe blen votën do të ketë penalitete.

“KQZ në lidhje me problematikën e shitblerjes së votës nuk ka se çfarë të bëjë. Ky fenomen natyrisht që nuk justifikohet. Por unë dua të theksoj një tjetër element të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit. Dua të them që ditën e votimit nuk do të lejohet telefoni. Kushdo që do të shfaqet me telefon do të konsiderohet si mundësi për të fotografuar votën. Kjo është një masë në kuadër të luftës që të gjithë po bëjnë për të frenuar shitblerjen e votës”, tha Celibashi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!