Qeveria e Kosovës ka përfunduar çdo përgatitje protokollare në hotelin ku do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare.
Sipas gazetës Express, lryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar parashikohej të vinin në orën 10:45.
Agjenda vijon në orën 11:00, kur bëhet pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në orën 11:15 është planifikuar të nisë sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Më pas, do të vijojë konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Mbledhja e fundit e mes dy qeverive ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. /abcnews.al


