CDC: Varianti Delta mund të bëhet mbizotërues në SHBA

schedule08:21 - 19 Qershor, 2021

schedule 08:21 - 19 Qershor, 2021

Shefja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Rochelle Walensky tha se varianti Delta që u zbulua për herë të parë në Indi do të bëhet ” mbizotërues” gjatë muajve të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.

Vaksinat me dy doza Pfizer dhe Moderna kanë treguar se janë efektive kundër variantit, tha Walensky, dhe studimet për efektivitetin e vaksinën Johnson & Johnson janë ende në zhvillim.

Varianti, i njohur gjithashtu si B1.617.2, përbën 99% të rasteve të reja  në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Shëndet Publik në Angli. Walensky gjithashtu tha “ne po bëjmë gjithçka që mundemi” për të përmbushur qëllimin e Presidentit Biden për të vaksinuar 70% të të rriturve në SHBA.

Sipas CDC ,  vetëm 53% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid-19./abcnews.al