Çavusoglu nxjerr zbuluar Shqipërinë për Harun Çelik: Faleminderit, presim gylenistë të tjerë

13:12 | 12/02/202013:120

Ministria e Brendshme e konsideroi një dëbim rutinë atë të mësuesit turk Harun Ccelik natën e 1 janarit të këtij viti, por ndryshe mendon ministri i Jashtë i Turqisë.

Në konferencën e sotme për shtyp, ministri Mevlut Ccavusoglu falenderoi publikisht Shqipërinë për “veprimet pozitive të kohëve të fundit” në drejtim të deportimit të gylenistëve.

Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm i Turqisë nxorri zbuluar shtetin shqiptar duke bërë me dije se dëbimi i Harun Ccelikut nuk ishte edhe aq rutinë, por “një premtim i mbajtur nga Shqipëria në drejtim të Turqisë” në lidhje me gylenistët.

Arnavutluk Avrupa ve Dışişleri Bakan Vekili Gent Cakaj ile Ortak Basın Toplantısı

#CanlıYayın📡Arnavutluk Avrupa ve Dışişleri Bakan Vekili Gent Cakaj ile Ortak Basın Toplantısı 📍 Tiran /Arnavutluk

Gepostet von Mevlüt Çavuşoğlu am Mittwoch, 12. Februar 2020

“Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej” , – tha më tej Çavusoglu.

Lexo edhe: “Harun Çelik” mbërrin në Kuvend, Lleshaj: Dëbohen mijëra shqiptarë nga BE, ca merreni me një turk

Disa ditë më parë në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilësoi dëbimin e Harun Çelikut si një veprim krejtësisht administrativ ndaj një personi që kishte përdunduar dënimin për shkeljen e kryer këtu, i cili dërgohet më pas në vendin e tij.

“Ka me mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga vende të BE, ku në 2018 janë dëbuar 9 900 persona. Në vitin 2019 janë dëbuar 7150 shqiptarë nga vende të ndryshme të BE.

Nga të gjithë këto mijëra numra një shtetas turk, po merr gjithë vemendjen tonë. Nuk ka nevojë ti jepet status politik, sepse është proces administrativ, ndaj si i tillë ju mund të kishit iniciuar hetim administrativ, që kjo çështë të mos marrë dimension politik”, tha Lleshaj në Kuvend.

Në lidhje me dëbimin e Harun Ccelik reaguan mjaft institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe eurodeputetë, të cilët e konsideruan një shkelje të të drejtave të njeriut, gjë që rrezikon rrugën integruese të Shqipërisë në BE. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono