Capital T: Tradhtia është “nderi më i madh” që më kanë bërë

schedule08:29 - 16 Tetor, 2022

schedule 08:29 - 16 Tetor, 2022

Capital T është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale. Ndonëse preferon të mos komentojë asgjë për ndonjë lidhje të mundshme, reperi ka zbuluar së fundmi disa detaje që nuk i ka rrëfyer më parë. Reperi i njohur pranoi se ka tradhtuar në marrëdhëniet që ka pasur.

Megjithatë, siç shtoi ai, ka tradhtuar në sensin e flirtimeve apo bisedave me dikë tjetër dhe jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Ndërkohë, i pyetur nëse e kanë tradhtuar atë, reperi pranoi se i ka ndodhur një gjë e tillë por shtoi se ka qenë “nderi më i madh” që i ka bërë personi që ka pasur në krah.

“Po. Por ka qenë ndoshta nderi më i madh që më kanë bërë në jetë. Ajo (tradhtia) më ka bërë më mirë dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Kam qenë shumë i ri. Kam hyrë në analiza, për shembull, që s’i kisha menduar në atë moshë…që pamja s’është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër.

Mund të jetë (ai me të cilën e kanë tradhtuar) person më i mirë, më i komunikueshëm, di të flasë më mirë, t’i shpjegojë ose t’i trajtojë gjërat më mirë. Ka qdnë periudhë ndërtuese për mua dhe e kujtoj me qetësi.”, është shprehur reperi. /abcnews.al