Capital T flet si rrallëherë: Edhe unë i kam përjetuar fluturat në stomak

schedule08:23 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:23 - 17 Shtator, 2020

Capital T është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar.

Ai është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private. Mirëpo, së fundmi Capitali ka dhënë një intervistë për revistën “Story” dhe si rrallëherë ka hapur zemrën. Ndër të tjera, reperi ka zbuluar se beson shumë në dashuri dhe ka qenë i dashuruar.

“Ato ndodhin në momentin që i ndjen, që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi, dhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe i tajkalon të gjitha për ty. Dashuria ekziston dhe si një njeri i gjallë i kam përjetuar edhe fluturat”, ka treguar Capitali. l.k/abcnews.al