Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh se Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake, por duhet angazhim për interesin kombëtar.
Duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Peter Szijjarto, Cakaj u shpreh se duhet të ketë përparësi agjenda evropiane e vendit përpara çfarëdo llogaritjeje politike.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj falenderoi Hungarinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, por tha se ndihma e miqve të Shqipërisë duhet të shoqërohet me përpjekje, vullnet dhe veprime politike të brendshme që nuk pengojnë, por ndihmojnë në hapjen e negociatave./ABC News Albania 24/7


