Bylisi-Tirana në rrezik, Besnik Kapllanaj: Situatë komike, ka pasur edhe kërcënime

schedule16:21 - 3 Qershor, 2020

schedule 16:21 - 3 Qershor, 2020

Bylisi dhe Tirana po bëhen gati të luajnë ndeshjen e javës së 27-të, por autoritetet pretendojnë se kemi të bëjmë me një shkelje në protokoll dhe se nuk mund të luhet takimi.

Delegati i ndeshjes, Besnik Çela, pretendon se po zbatohet protokolli, që thotë se në rast se një lojtar del pozitiv, atëherë ai izolohet dhe të tjerët mund të luajnë. Pretendohet nga Drejtori i Shëndetit Publik se duhet të pritet, për të parë përgjigjet e testeve.

“Kam shkuar vetë sot dhe kam kërkuar përgjigjet e testeve. Tentuan për të mos i dhënë. Nuk iku pa i marrë përgjigjet. U thashë që e keni detyrim. Ekipi po kalonte tension. E mora me shkrim dokumentin dhe personi që ma dha është kërcënuar. U bllokua hoteli, ekipi nuk lihej të dilte. U spërkat hoteli dhe stadiumi. Pesë orë ekipi qëndroi jashtë. Sot hasim shumë probleme. Situatë komike. Nuk e di a ka prapaskena”, tha Kapllanaj në Supersport.

“Nuk i ndalojmë dot lojtarët. Kush do ikën në shtëpinë e tij. Pjesa tjetër qëndron në hotel sipas rregullave. Delegati na ka njoftuar se skuadrat do të zbresin ën fushë. Federata ka dhënë OK. Jemi brenda rregullave, kemi përgjigjet e testeve me shkrim dhe me vulë. Po zbatojmë protokollin. Kemi lexuar që izolohet vetëm personi i infektuar. Besoj se janë të mjaftueshme të gjitha ato që kemi bërë. Vjen një person që nuk e njoh dhe thotë nuk do luaj ndeshje”. /abcnews.al